Shqipëri – Moti sot, 31 Dhjetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Qendër dhe Jug por Veriu do të mbetet me vranësira dhe shira të lokalë. Në këto kushte atmosferike do të mbetemi deri në orët e para të mëngjesit ku vranësirat dhe shirat do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të rriten me 4 gradë si në vlerat e mëngjesit edhe në mesditë. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që deti të ketë dallgëzim 3 ballë. Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga vranësira dhe shira. Më të dendura vranësirat dhe shirat do të jenë në Europën Jugperëndimore si dhe zonën e Alpeve. Po ashtu, me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë dhe Veriperëndimi i kontinentit. Ndërsa me Mot të kthjellët do të mbetet Europa Juglindore dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit.

Advertisement