Shqipëri – Moti sot, 30 Tetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me dominim të Motit të kthjellët në bregdet dhe ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe kalime vranësirash do të vendosen në zonat malore të vendit. Këto kushte do të vijojnë të pandryshuara deri në mbrëmje kur sërisht kthjellimet do të dominojnë të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë një rënie të lehtë por 4 gradë rënie do të sjellë mesdita në Veri dhe Qendër të vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke bërë që në det të ketë dallgëzim deri 3 ballë. Mot me vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të vijojë në Europën Juglindore duke përfshirë edhe rajonin e Detit të Zi. Gjatë orëve të pasdites, një sistem vranësirash me shira të konsiderueshëm do të përfshijë Ishujt Britanikë dhe një pjesë të Perëndimit të kontinentit. Pjesa më e madhe e Europës do të dominohet nga Mot i kthjellët.

Advertisement