Pjesa e dytë e ditës mbetet e rrezikuar nga shirat e dobët në zonat malore ndërsa bregdeti dhe zona e ulët do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit kanë qëndruar pothuajse konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35km/h dhe drejtim Jugperëndimor dhe për pasojë deti të ketë dallgëzim 3 ballë. Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Përjashtim bën Europa Veriperëndimore dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit të cilat do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët e afat-shkurtër. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten Mesdheu Lindor dhe gadishulli i Ballkanit.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


