Shqipëri – Moti sot, 29 Maj 2010

Mesdita do të sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin dhe si pasojë e grumbullimit të tyre në zonat veriore do të ketë shira të dobët dhe lokalë. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë nën ndikimin e motit të vranët. Në mbrëmje dhe gjatë natës, do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori shqiptar të dominohet nga kthjellimet. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, më e ndjeshme në qendër të vendit, ndërsa mesdita do të sjellë rritje të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi juglindor dhe për pasojë, dallgëzimi në det do të mbetet 2 ballë.

Advertisement