Shqipëri – Moti sot, 28 Tetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me dominim të Motit të kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar Verilindjen e vendit ku do të ketë kalime vranësirash në mbrëmje. Gjatë natës dhe deri në fillimin e ditës tjetër, në territor do të mbizotërojnë kthjellimet dhe vranësirat e dobëta. Temperaturat e mëngjesit do të ulen me 4 gradë në Veri por vetëm një rënie të lehtë do ketë Qendra dhe Jugu ndërsa mesdita do të sjellë 3 gradë rënie të temperaturave. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, duke arritur shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Lindor dhe Verilindor dhe si pasojë, deti do të ketë dallgëzim të ulët. Europa Veriperëndimore dhe Lindore do të dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, pellgu i Mesdheut Lindor dhe rajoni i Detit të Zi do të mbeten me vranësira dhe shira më të dobët. Europa Jugore dhe Qendrore si edhe një pjesë e madhe e Përëndimit të Europës do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisement