Shqipëri – Moti sot, 27 Tetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit shqiptar duke përjashtuar zonat Verilindore dhe Lindore, ku do të ketë grumbullime vranësirash dhe shira të dobët me karakter lokal. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të vijojë dominimi i kthjellimeve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë 1–2 gradë rënie në Qendër dhe Jug por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, duke arritur shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe Verior. Kjo do të bëjë që në det të ketë dallgëzim deri 4 ballë. Europa Veriore dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit do të vijojnë me vranësira dhe shira. Po ashtu, pellgu Lindor i Mesdheut duke përfshirë edhe rajonin e Detit të Zi, do të dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Perëndimi dhe Lindja e kontinentit si edhe një pjesë e madhe e Jugut dhe Qendrës së Europës do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisement