Shqipëri – Moti sot, 26 Tetor 2009

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të vijojnë në territorin shqiptar edhe në orët e mesditës. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet e kthjellët në territor por Jugu dhe Juglindja do të rrezikohen nga vranësira dhe shira të dobët e të izoluar. Mbrëmja dhe nata rikthejnë kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa deti do të mbetet me dallgëzim të ulët. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një tjetër rritje të lehtë të temperaturave në vend. Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet gjatë ditës së hënë nga Moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare, përjashtuar Europën Veriore si edhe një pjesë të gadishullit të Ballkanit ku do të mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Më i rrezikuar nga rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës së fortë do të jetë gadishulli Skandinav.

Advertisement