Shqipëri – Moti sot, 26 Nëntor 2009

Wednesday, January 14, 2026

Pjesa e dyte e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ne kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare do të jemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit kanë qëndruar konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Jugor dhe për pasojë deti do të gjenerojë dallgëzim të ulët. Evropa Veriperëndimore dhe një pjese e Qendrës së kontinentit Evropian do të mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu me vranësira dhe shira të dobët do të jenë dhe Alpet. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të vijojë e kthjellët me vranësira kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -