Shqipëri – Moti sot, 26 Maj 2010

Moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin, por në mesditë pritet që të kemi kalime vranësirash të lehta nëpër territor, më të dukshme këto në zonat malore verilindore-juglindore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë e kthjellët në Ultësirën Perëndimore ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të kemi herë pas here vranësira kalimtare. Në kushtet e motit të kthjellët do të jemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, po mesdita do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 26 km/h nga drejtim jugor, kjo do të bëjnë që edhe dallgëzimi në det të mbetet i ulët.

Advertisement