Orët e mesditës do të sjellin kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa në zonat malore do të ketë dhe vranësira kalimtare. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë serish një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje me 2 – 3 gradë të temperaturave në të gjithë vendin Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim Jugperëndimor për pasojë deti nuk do të ketë dallgë. Europa Lindore, Juglindore dhe Qendra e kontinentit do të karakterizohen nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta. Jugperëndimi dhe Ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm, të shoqëruar herë pas here nga stuhi të forta ere dhe shkarkesa rrufesh. Po ashtu me vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore do të jenë dhe vendet skandinave.