Shqipëri – Moti sot, 25 Maj 2010

Moti i kthjellët po dominon në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat në orët e mesditës pritet të kenë kalime vranësirash të lehta. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonët e ulëta ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta. Në kushtet e motit të qëndrueshëm do të mbetemi deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2-3 gradë rënie në mëngjes, po mesdita do sjellë rritje me 2 gradë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim veriperëndimor dhe për pasojë deti do të mbetet me dallgëzim të ulët.

Advertisement