Shqipëri – Moti sot, 24 Prill 2010

Duke iu afruar mesditës shirat do të lokalizohen vetëm në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës pritet të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me vranësira dhe shira të dobët në zonat malore kryesisht në verilindje të vendit. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes ndërsa mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtim lindor- verilindor ndërsa deti do të ketë dallgëzim të ulët.

Advertisement