Shqipëri – Moti sot, 24 Nëntor 2009

Pjesa e dyte e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Veri dhe Qendër ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Edhe gjatë natës dhe deri mëngjesin e ardhshëm i gjithë vendi do të jetë nën ndikimin kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 1 – 2 gradë rënie si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim Verilindor kjo do të bëjë që deti të mbetet me dallgëzim të ulët. Europa Qendrore si edhe ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbetet dhe Veriu i kontinentit, problematike për Europën Veriore do të jene edhe stuhitë e forta të erës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisement