Shqipëri – Moti sot, 24 Maj 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në zonat malore veriore Juglindore ndërsa në bregdet dhe zonën e ulët do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet stabilitet i atmosferës duke bërë që vranësirat dhe shirat të largohen nga i gjithë territori per t’i lënë vendin kthjellimeve. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë një rënie të lehtë ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 1 – 2 gradë në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtesi 20 km/h nga drejtim Jugperëndimor dhe për pasojë në det do të ketë dallgëzim të ulët.

Advertisement