Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave dhe shira të dobët do të bien në pjesën më të madhe të territorit. Pjesa e dytë e ditës do sjellë një sistem të fuqishëm vranësirash mbi Jug dhe Qendër ku shirat shpesh do të jenë rrebeshe por shira më të pakët do të bien në zonat Veriore të vendit. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të pakësohen ndjeshëm por mbeten prezente nëpër territor. Temperaturat e ajrit sërisht do të rriten me 2 – 3 gradë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në Veri ndërsa 2 gradë rritje do të ketë në Jug dhe Qendër. Era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det dukë arritur shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det, dallgë deri 7 ballë. Mesdheu Perëndimor dhe Qendror do të mbeten me vranësira dhe shira intensive të shoqëruar me stuhi rrufesh dhe erë të fortë, të cilat gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë gadishullin e Ballkanit. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe zona të vogla të Europës Perëndimore do të mbeten me vranësira dhe shira më të dobët. Veriu dhe Qendra e kontinentit si edhe një pjesë e madhe e Europës Lindore do të mbeten me Mot kryesisht të kthjellët.

Advertisement