Shqipëri – Moti sot, 23 Dhjetor 2009

Friday, December 19, 2025

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa shirat e dobët do të përqendrohen vetëm në zonat malore. Mbrëmja dhe nata përmirësojnë më tej kushtet e atmosferës duke larguar shirat e dobët nga i gjithë territori shqiptar. Temperaturat e mëngjesit do të rriten me 5 gradë por edhe mesdita do të sjellë 3 gradë rritje të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h dhe drejtim Jugperëndimor duke shkaktuar në det, dallgëzim deri 5 ballë. Europa Jugperëndimore dhe Qendra e kontinentit do të përfshihen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu me reshje dëbore do të mbetet dhe Europa Veriore POR në sasi më të pakta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë e kthjellët me vranësira kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -