Këto kushte do të vijojnë deri në mesditë kur vranësirat do të shtohen duke bërë që në zonat Jugore të shfaqen edhe shira. Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat duke bërë që shira të dobët të nisin në të gjithë vendin. Shira më të konsiderueshëm do të bien në Veri dhe Qendër ndërsa në Jug do të bien shira më të dobët. Gjatë mbrëmjes dhe natës, shirat do të tërhiqen drejt Veriut të vendit duke lënë pjesën tjetër me vranësira dhe kthjellime të shkurtra. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 47 km/h nga drejtimi Jugor dhe si pasojë, deti do të krijojë dallgëzim deri 5 ballë. Temperaturat e ajrit janë rritur me 4 – 5 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa të pandryshuara do të mbeten temperaturat e mesditës Europa Jugperëndimore dhe Mesdheu Perëndimor do të përfshihen nga vranësira të fuqishme dhe shira intensive, të cilët gjatë pasdites do të zhvendosen drejt gadishullit të Ballkanit. Po ashtu, zona e Alpeve të Europës do të mbetet me vranësira dhe shira të shoqëruar nga stuhi të forta ere. Europa Veriore dhe Lindore si dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit do të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.