Shqipëri – Moti sot, 22 Mars 2010

Pjesa e dyte e ditës do të vranësira në pjesën më të madhe te territorit ku më të dendura do të jenë në Veri dhe Qendër. Vranësirat do të mbeten prezente edhe në ditën pasardhëse ku do të gjenerojnë shira në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1- 2 gradë në vlerat e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë temperaturave në Veri të vendit. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që deti të ketë dallgëzim të ulët. Rajonet e Mesdheut dhe ishujt Britanikë do të përfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë në orët e para të mëngjesit. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të jetë Verilindja dhe një pjesë e Veriperëndimit të kontinentit por në sasi më të pakta ndërsa pjesa tjetër e Evropës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Kthjellimet do të vihen re me shume në Jugperëndim dhe Qendër të kontinentit.

Advertisement