Shqipëri – Moti sot, 22 Maj 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët. Në mbrëmje do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të dominojnë në të gjithë vendin deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të qëndrojnë pothuajse konstante ndërsa mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi perëndimor dhe për pasojë dallgëzimi në det do të mbetet 2 ballë.

Advertisement