Shqipëri – Moti sot, 22 Janar 2010

Në orët e mesditës pritet pakësim i vranësirave në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa vranësira dhe shira të dobët do të mbeten prezentë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Ultësirën Perëndimore ndërsa vranësira të dendura do të ketë në pjesën tjetër të territorit. Nën kushtet e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave do të mbetemi në gjithë vendin deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjelle rënie të temperaturave, më të ndjeshme në Veri të vendit. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 35 km/h nga drejtim Verilindor, ndërsa dallgëzimi në det do jetë 2 ballë. Kontinenti Europian do të mbetet në kushtet e Motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të tij por Europa Juglindore si dhe rajonet e Balltikut do të mbeten të rrezikuara nga vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore. Po ashtu edhe bregdeti Perëndimor i kontinentit do të karakterizohet nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm.

Advertisement