Shqipëri – Moti sot, 21 Prill 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me dominim të kthjellimeve në zonën e ulët dhe bregdetare ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, më të ndjeshme në veri dhe qendër ndërsa mesdita do të sjellë rritje me 3 gradë të temperaturave në territor. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 28 km/h nga drejtim Verior – Veriperëndimor dhe për pasojë deti do të jetë i qetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -