Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në territor dhe për pasojë reshjet e dobëta të shiut do të mbulojnë gjithë vendin. Shirat në sasi të konsiderueshme të përfshijnë të gjithë territorin Shqiptar gjatë orëve të vona të natës. Në zonat malore Juglindore do të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të mbetet mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 48 km/h nga drejtim kryesisht Jugor – Jugperëndimor ndërsa deti do të ketë dallgëzim 5 ballë. Kontineti Europian do të mbetet në kushtet e motit të paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të tij. Gadishulli Apenin dhe Europa Juglindore do të rrezikohen nga reshjet e shiut dhe dëborës te shoqëruara dhe me shkarkesa rrufesh. Po ashtu edhe Europa Verilindore si dhe Qendrore do të jenë me reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere.