Shqipëri – Moti sot, 20 Maj 2010

Në orët e mesditës, pritet shtimi i vranësirave duke bërë që shira të dobët të prekin pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në Jug shirat do jenë me intensitet më të lartë. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me shira të konsiderueshëm në jug-juglindje, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira dhe shira të dobët. Në mbrëmje, pritet një dobësim i intensitetit të shirave duke bërë që shirat të largohen gradualisht nga pjesa më e madhe e territorit për t’u zhvendosur vetëm në zonat malore. Temperaturat e ajrit në mëngjes do pësojnë rritje të ndjeshme, por mesdita do të sjellë rënie të temperaturave, më e ndjeshme kjo në qendër-jug të vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi permanent lindor dhe për pasojë, dallgëzimi në det do jetë 3 ballë.

Advertisement