Në kushtet e stabilitetit atmosferik do të mbetemi dhe gjatë pjesës së dytë të ditës ku moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë territorin Shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht Lindor për pasojë dallgëzim në det do të jetë i ulët. Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë me kthjellime dhe vranësira por Veriperëndimi dhe Europa Lindore do karakterizohen nga temperatura ekstremisht të ulëta dhe nga stuhi të forta ere. Po ashtu Europa Jugperëndimore, zona e Alpeve si dhe Gadishulli Apenin do të përfshihen nga vranësira dhe reshje te dobëta shiu dhe dëbore.