Shqipëri – Moti sot, 2 Mars 2010

Mesdita parashikohet të sjellë kthjellime në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë kushtet atmosferike në territor duke bërë që shirat e dobët e afat-shkurtër të lokalizohen vetëm në zonat malore veriore të vendit. Këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat e mëngjesit, më e ndjeshme në veri të vendit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të mbetet 3 ballë. Kushtet e Motit të qëndrueshëm do të vijojnë edhe nesër në kontinentin Europian. Përjashtim bën Europa Verilindore e cila do të karakterizohen nga reshje dëbore si dhe stuhi të forta ere. Ndërsa Europa Jugperëndimore do të mbetet me reshje shiu të dobët. Po ashtu me vranësira dhe shira do të përfshihet dhe një pjesë e Gadishullit të Ballkanit.

Advertisement