Shqipëri – Moti sot, 19 Janar 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë të mbetet e kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar zonat malore ku do të ketë dhe kalime vranësirash. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 1 – 2 gradë rënie si në vlerat e mëngjesit dhe në ato të mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Verilindor ndërsa deti do të mbetet me dallgëzim të ulët. Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Përjashtim bëjnë Europa Veriperëndimore si dhe ishujt Britanikë të cilët do të mbeten me reshje të pakta shiu e dëbore. Po ashtu Juglindja e kontinentit paraqitet me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Ndërsa gadishulli Skandinav do të ketë stuhi të forta ere dhe temperatura ekstremisht të ulëta.

Advertisement