Shqipëri – Moti sot, 18 Shkurt 2010

Saturday, December 6, 2025

Vranësirat dhe shirat e dobët do të mbeten prezente në territor deri në mbrëmje kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike për pasojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare do të mbizotërojë në territor deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit në të gjithë vendin ndërsa mesdita do të sjellë rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët. Mot me vranësira dhe reshje shiu do të ketë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Sërish Europa Jugperëndimore, rajonet e Mesdheut Qendror, Ballkani si dhe Ishujt Britanikë do të mbeten me vranësira dhe shira me intensitet të lartë, të shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Po ashtu Skandinavia do të jetë me reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta ere.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -