Shqipëri – Moti sot, 17 Nëntor 2009

Edhe pasditja do të vijojë me Moti të kthjellët në territor por zonat malore do të kenë herë pas here vranësira kalimtare. Kushtet e stabilitetit atmosferik do të na shoqërojne në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e mëngjesit janë ulur me 1- 2 gradë ndërsa mesdita do të sjellë 2 gradë rritje në të gjithë territorin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim kryesisht Perëndimor kjo do të bëjë që deti të mbetet me dallgë të ulta. Europa Veriperëndimore si dhe ishujt Britanikë do të karakterizohen nga vranësira dhe shira, herë pas here shirat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë një pjesë e Europës Qendrore ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të mbetet e kthjellët.

Advertisement