Shqipëri – Moti sot, 17 Mars 2010

Nën dominimin e kthjellimeve do të mbetemi edhe gjatë pjesës së dytë të ditës deri në mesnatë kur pritet që vranësira të kalojnë në të gjithë territorin por pa mundur të gjenerojnë reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit në Veri ndërsa mesdita do të sjellë rënie me 1 – 2 gradë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë lehtë në mëngjes dhe mbrëmje por do të forcohet në orët e mesditës duke arritur shpejtësi 35 km/h, në tokë dhe në det, nga drejtim Verior – Veriperëndimor ndërsa deti do të ketë dallgëzim deri 3 ballë. Kushtet e motit te qendrueshem do të na shoqërojnë nesër në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Përjashtim bën gadishulli Skandinav i cili do të mbetet me reshje shiu e dëbore të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu vranësira dhe reshje dëbore do të ketë dhe Verilindja e kontinentit por në sasi më të pakta.

Advertisement