Në kushtet e vranësirave dhe shirave të dobët do të mbetemi dhe në orët e mesditës në të gjithë territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat duke bërë që shira të konsiderueshëm të ketë në të gjithë territorin shqiptar ndërsa gjatë natës, në zonat malore deri afër zonës së ulët, do të ketë dëborë të dendur. Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë Qender dhe Jug në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë 3 gradë rënie të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa deti të ketë dallgë deri 3 ballë. Pjesa më e madhe e Europës do të mbetet me kthjellime dhe temperatura ekstremisht të ulta. Perjashtim bëjnë, pellgu i Mesdheut dhe Europa Juglindore ku do të mbeten me vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore. Po ashtu, reshje të pakta dëbore do të ketë Veriperëndimi si edhe një pjesë e Europës Qëndrore.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


