Pasditja do të shtojë vranësirat të shoqëruar nga shira të dobët në zonat malore ndërsa zona e ulët dhe bregdetare do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në të njëjtat kushte atmosferike do të jemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit dhe në ato të mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim kryesisht Lindor, për pasojë dallgëzimi në det të jetë deri 2 ballë. Kontinenti Europian do të përfshihet ditën e nesërme nga Mot i kthjellët në pjesën më të madhe të tij. Përjashtim bëjnë rajonet e Mesdheut Lindor përfshire Italinë Jugore, të cilët do të jenë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë.