Edhe pasditja do të mbetet me kthjellime në të gjithë vendin. Moti i kthjellët do të na shoqërojnë në gjithë territorin shqiptar në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e mëngjesit kanë pësuar një rënie të lehtë por mesdita do të sjellë 1 – 2 gradë rritje të temperaturave në vend. Era do të vijojë të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Verilindor dhe për pasojë deti do të mbetet pa dallgë. Europa Veriperëndimore do të karakterizohet nga vranësira dhe shira, herë pas here shirat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Po ashtu me vranësira dhe shira mbeten ishujt Britanikë. Ndërsa Lindja e kontinentit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Europa Jugore, Jugperëndimore si edhe Qendra e kontinentit do të mbeten nën ndikimin e Motit të kthjellët.