Në zonat malore reshjet do të jenë në formë dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat dhe reshjet e dëborës në zonat malore ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet me vranësira dhe shira të pakët. Temperaturat e ajrit sot, do të ruajnë vlera konstante në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 60 km/h dhe drejtim Juglindor dhe për pasojë, deti të ketë dallgë mbi 5 ballë. Pjesa më e madhe e Europës do të karakterizohet sot nga Mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Ndërsa rajoni i Mesdheut duke përfshirë të gjithë Ballkanin do të përfshihen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu, Europa Veriperëndimore dhe një pjesë e Lindjes së kontinentit do të mbeten me vranësira dhe shira.
Previous article
RELATED ARTICLES


