Shqipëri – Moti sot, 12 Qershor 2010

Edhe në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellimet duke bërë që temperatura të larta të përjetojë i gjithë territori shqiptar. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë të mbetet me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar zonat juglindore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Në të njëjtat kushte të kthjellimeve do mbetemi edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjelle një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpjetësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -