Shqipëri – Moti sot, 12 Prill 2010

Në të njëjtat kushte atmosferike parashihet të mbetemi edhe ne orët e mesditës. Më tej pritet të kemi shtim të vranësirave në të gjithë vendin, më të dendura në Verilindje – Juglindje ku do të ketë dhe shira me intensitete të dobëta. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat ne territor dhe për pasojë zonat malore do të përfshihen nga shira me intensitete të dobëta por me te dendur shirat do të jenë në veriperëndim të vendit. Nën dominimin e vranësirave dhe shirave të dobët do të mbetemi deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtim Jugperëndimor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të arrijë 3 ballë.