Shqipëri – Moti sot, 11 Shkurt 2010

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë shirat në të gjithë territorin por në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore si dhe shkarkesa rrufesh. Në mbrëmje pritet që reshjet të pakësohen, por do të mbeten prezentë deri ditën pasardhëse. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga Jugperëndimi dhe për pasojë deti do të mbetet me dallgëzim 3 ballë. Kontinenti Europian do të mbetet në kushtet e Motit të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Europa Juglindore dhe rajonet e Mesdheut serish rrezikohen nga shira intensive dhe stuhi të forta ere dhe rrufesh. Po ashtu Europa Qendrore dhe Veriore do të kenë vranësira dhe reshje dëbore. Ndërsa Ishujt Britanike dhe Jugperëndimi do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisement