Shqipëri – Moti sot, 11 Dhjetor 2009

Friday, January 2, 2026

Pjesa e dytë e ditës do të shtoje vranësirat dhe reshjet e dëborës në të gjithë zonën malore të vendit ndërsa bregdeti dhe zona e ulët do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat do të shtohen duke gjeneruar shira në të gjithë vendin, në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë 2 gradë rënie në të gjithë vendin ndërsa mesdita do të sjelle 1 – 2 gradë rënie në Veri dhe Jug të vendit. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h dhe drejtim Verilindor dhe për pasojë deti të ketë dallgë deri në 2 ballë. Europa Lindore dhe një pjesë e madhe e Europës Qendrore do të dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu reshje dëbore do të ketë dhe një pjesë e gadishullit të Ballkanit por ne sasi me te pakta. Temperaturat e ulta do te jene problematike ne pjesën me te madhe te kontinentit. Ndërsa Europa Perëndimore si dhe një pjesë e Jugperëndimit do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -