Shqipëri – Moti sot, 10 Qershor 2010

Kthjellimet janë dominuese në vend, por gjatë orëve të mesditës do të kemi kalime vranësirash të lehta në të gjithë zonën malore të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime vranësirash të lehta. Ky stabilitet atmosferik do të jetë edhe gjatë natës dhe deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të rriten me 1-2 gradë por edhe mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 23 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

Advertisement