Shqipëri – Moti sot, 10 Mars 2010

Në mesditë pritet shtimi i tyre duke bërë që reshjet e konsiderueshme të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë reshjet e shiut përgjatë bregdetit Shqiptar të shoqëruar here pas here me shkarkesa rrufesh. Po ashtu në mesnatë e deri në mëngjesin tjetër pritet që reshjet me intensitet të lartë të mbeten prezent në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 – 3 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtim Lindor – Juglindor ndërsa deti do të gjenerojë dallgë deri në 6 ballë. Kontinenti Europian do të vijojë të mbetet me dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të tij sërish rajonet e Mesdheut Qendror, gadishullin Apenin dhe Ballkani do të mbeten me reshje të konsiderueshme shiu e dëbore. Ndërsa me stuhi të forta ere dhe dëbore të dendur do të jetë dhe Gadishulli i Skandinavisë.

Advertisement