Në orët e mesditës do të kemi shkëputje me kthjellime në Qendër ndërsa vranësira dhe shira të dobët në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do përmirësojë kushtet atmosferike në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar Jugun ku rrezikohet nga shira të dobët e lokalë. Të njëjtat kushte atmosferike do të jenë prezente gjatë natës dhe në mëngjes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 grade si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe det me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim Lindor, ndërsa deti do të ketë dallgë deri 3 ballë. Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të dominohet nga kthjellime por temperaturat do të vazhdojnë të mbeten të ulëta. Ndërsa Evropa Lindore dhe Verilindore paraqitet me reshje të konsiderueshme shiu dhe dëbore. Po ashtu edhe gadishulli Skandinav do të mbetet me reshje dëbore të shoqëruar me stuhi të forta ere.