Shqipëri – Moti sot, 1 Prill 2010

Monday, December 15, 2025

Kthjellimet do te mbizotërojnë që nga mëngjesi deri ne mbrëmje ne te gjithë territorin shqiptar por nuk përjashtohen kalime vranësirash të lehta në zonat malore. Kushtet e stabilitetit atmosferik do të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri në mëngjes në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje me 2 – 3 grade të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 24 km/h nga drejtim kryesisht Perëndimor për pasojë dallgëzimi në det do të jetë i ulët. Evropa Perëndimore do të mbetet ne kushtet e motit të paqëndrueshëm edhe sot. Kështu Franca Perëndimore, ishujt Britanike, vendet Balltike dhe Skandinavia do te vijojnë me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu dhe një pjesë e Qendrës do të përfshihet nga shira të shoqëruar nga stuhi me rrufe. Ndërsa Jugperëndimi, Juglindja dhe Europa Lindore do të kenë kthjellime dhe vranësira të lehta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -