Shqipëri – Moti sot, 1 Dhjetor 2009

Monday, December 15, 2025

Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat dhe shirat duke përfshire të gjithë territorin shqiptar. Shirat me intensitet më të lartë do të bien në zonat malore Veriore. Në kushtet e vranësirave dhe shirave do të mbetemi gjatë natës dhe deri mëngjesin pasardhës. Era do të vijojë të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe për pasojë deti do të gjenerojë dallgë deri 6 ballë. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të gjithë vendin ndërsa mesdita do të sjellë 2 gradë rënie në të gjithë territorin. Mesdheu Qendror dhe Evropa Qendrore do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten dhe Evropa Veriperëndimore si dhe ishujt Britanikë. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -