Shqipëri | Maturantët sot në provimin e matematikës

45 mijë maturantë do t’i nënshtrohen ditën e sotme provimit të detyruar të matematikës.

Ky është provimi i tretë, pas Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë-Letërsisë. Provimi do të zhvillohet në 212 qendra , ku do të marin pjesë maturantë të të gjitha profileve. Testi i matematikës është hartuar nga mësues në fushën e matematikës, duke pasur për bazë programet orientuese të hartuara nga IZHA dhe të miratuara nga MAS, si edhe lënden në tre vitet e shkollës së mesme. Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, ditën e djeshme në një deklaratë për shtyp u shpreh se “MAS dhe DAR/ZA kanë sigururuar që gjendja fizike e qendrave të provimit dhe higjena e tyre të jetë conform rregullores së MSH 2014. Sipas Malaj, është bërë dhe inspektimi i mjediseve nga përfaqësuesit e DAR/ZA-ve dhe përfaqësuesve të MAS.

Advertisement