Shqipëria dhe Maqedonia vendosin të rrëzojnë barrierat doganore për produktet bujqësore duke i lene produktet te kalojne kufirin pa paguar asnje tarife. Lajmin për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë e kanë dhënë ministrat e Ekonomisë të të dyja vendeve gjatë forumit të biznesit shqiptaro-maqedonas. Megjithate sipas eksperteve liberalizimi i plote i tregetise me Maqedonine për produktet bujqësore, do të jetë me humbje për Shqipërinë, kjo për faktin se Maqedonia ka një nivel më të lartë të zhvillimit të bujqësisë se sa ne.