Shqipëri – Mandatet sipas qarqeve

Kurse si koalicione, Aleanca për Ndryshim posedon 70 mandate dhe pesë më pak, Bashkimi për Ndryshim. Si koalicion, Aleanca Socialiste për Integrim, ka marrë katër mandate deputetësh, në parlamentin me 140 deputetë. Sakaq, Lëvizja Socialiste për Integrim si parti ka marrë katër mandate. Me nga një mandat, gjenden Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia për Drejtësi dhe Integrim, si dhe Partia Republikane. Në përqindje, PS është në avantazh të lehtë me 40.89% kurse menjëherë pas saj, gjendet PD me 39.99%. LSI ka 4.83% dhe PR, 2.1%. Pas tyre vijnë PSD me 1.78%, PBDNJ me 1.18% dhe PDI me 0.95%. Kurse si koalicione, Aleanca për Ndryshim kryeson me 46.8%. Pas saj renditet Bashkimi për Ndryshim me 45.41%. Aleanca Socialiste për Integrim ka 5.57% dhe Poli i lirisë, 1.82%. Sipas KRIIK-ECA, kanë mbetur pa u shpallur rezultatet e votimit në 59 zona. Më konkretisht në qarkun e Tiranës ndër 826 qendra votimi janë numëruar 822 pra mbeten edhe katër kuti. Këtu 32 mandatet deri tani janë ndarë në 15 PD, 15 PS, 1 LSI dhe 1 PR. Në qarkun e Shkodrës, janë numëruar 393 ndër 413 kuti votimi dhe mbeten 20 kuti. Këtu 11 mandatet deri tani janë ndarë në 7 PD dhe 4 PS. Në qarkun e Lezhës, janë numëruar 235 ndër 244 kuti votimi dhe kanë mbetur nëntë të tjera. Këtu 7 mandatet deri tani janë ndarë në 4 PD dhe 3 PS. Në qarkun e Beratit janë numëruar 296 ndër 298 kuti votimi dhe kanë mbetur dy të tjera. Këtu 7 mandatet deri tani janë ndarë në 4 PS dhe 3 PD dhe 1 LSI. Në qarkun e Kukësit janë numëruar 216 ndër 217 kuti votimi dhe ka mbetur një e vetme. Këtu 4 mandatet deri tani janë ndarë në 3 PD dhe 1 PS. Në qarkun e Dibrës janë numëruar 313 ndër 314 kuti votimi dhe ka mbetur një e vetme. Këtu 7 mandatet deri tani janë ndarë në 4 PD dhe 2 PS. Në qarkun e Durrësit janë numëruar 349 ndër 352 kuti votimi dhe kanë mbetur tre të tjera. Këtu 13 mandatet deri tani janë ndarë në 7 PD dhe 5 PS dhe 1 LSI. Në qarkun e Elbasanit janë numëruar 548 ndër 550 kuti votimi dhe kanë mbetur dy të tjera. Këtu 14 mandatet deri tani janë ndarë në 7 PD dhe 7 PS. Në qarkun e Korçës janë numëruar 416 ndër 421 kuti votimi dhe kanë mbetur pesë të tjera. Këtu 12 mandatet deri tani janë ndarë në 6 PD dhe 6 PS. Në qarkun e Fierit janë numëruar 477 ndër 488 kuti votimi dhe kanë mbetur pesë të tjera. Këtu 16 mandatet deri tani janë ndarë në 9 PS, 6 PD dhe 1 LSI. Në qarkun e Vlorës janë numëruar 344 ndër 345 kuti votimi dhe dhe ka mbetur një e vetme. Këtu 12 mandatet deri tani janë ndarë në 6 PS, 4 PD 1 PDI dhe 1 PBDNJ. Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar plotësisht numërimi i të 285 kutive të votimit dhe pesë mandatet janë ndarë tre për PS dhe dy për PD.

Advertisement