Shqipëri – Liberalizohen vizat me Turqinë

Parimi i lëvizjes së lirë të njerëzve si një nga tre parimet themelore mbi të cilat krijohet dhe zhvillohet BE, është boshti mbi të cilin mbështeten edhe klauzolat e kësaj marrëveshjeje. Me anë të kësaj marrëveshjeje pritet që të arrihet një lehtësim dhe rritje e kontakteve ndërmjet shtetasve të të dy vendeve. Me anë të kësaj marrëveshjeje, shtetasit shqiptarë dhe ata turq kanë të drejtë të qëndrojnë në këto dy vende pa vizë për një periudhë 90-ditore, brenda gjashtë muajve. Po kështu, edhe kalimi në doganë do të jetë pa taksë apo detyrime të tjera, gjë e cila është marrë si një përqasje e lëvizjes së shtetasve të vendeve anëtare të BE-së. Ndërsa për shtetasit që duan të qëndrojnë më shumë se 90 ditë brenda gjashtë muajve, do t’u duhet që të respektojnë ligjin e shtetit turk apo shqiptar, dhe të pajisen me një vizë të tillë.