Shqipëri – Lëvizja për Mendim Ndryshe në PS në Bruksel

Bëhet fjalë për deputetët Ben Blushi, Andis Harasani dhe Kastriot Islami, të cilët janë shprehur se në Bruksel do të paraqesin shqetësimin në emër të Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS. “Qëllimi ynë është të paraqesim shqetësimin dhe të japim një opinion tonin se si mund të zgjidhet kjo situatë që është krijuar me bojkotin e PS-së”, kanë pohuar ata. Nga ana tjetër, kryesocialisti Edi Rama bëhet me dijeni se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk dihet nëse do të zhvillojë takime politike për situatën e krijuar në vend, por ajo që dihet me siguri është se do të mbajë leksion në një universitet.

Advertisement