Sipas INSTAT, rritja rezulton 26,3% më shumë krahasuar me muajin Gusht. Ashtu sikurse eksportet, muajin e kaluar rezultuan me rritje dhe importet, që kapën vlerën 45,585 milionë lekë, me rritje prej 1.9% në krahasim me Gushtin dhe 14.9% më shumë krahasuar me Shtatorin e vitit 2010. Sipas INSTAT, defiçiti tregtar i muajit Shtator, është 28,636 milionë lekë, duke shënuar ulje 8.6% krahasuar me muajin Gusht, por dhe rritjen 10.5%, krahasuar me Shtatorin 2010.