Shqipëri | Inaugurohet superstrada Levan-Damës

Ceremonia e inaugurimit të përfundimit të punimeve për këtë segment të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore kombëtare, u zhvillua sot paradite, në prani të Kryeministrit Berisha. Gjithashtu, në këtë ceremoni ishte i pranishëm Ministri i Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit Sokol Olldashi, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, deputetë të zonës, etj. Gjatë përshëndetjes së tij në këtë ceremoni, Kryeministri Berisha vlerësoi se përfundimi i kësaj superstrade përbën ndryshimin më rrënjësor në historinë e zhvillimit të Tepelenës, Gjirokastrës, Përmetit, Sarandës e zonave të tjera dhe realizon ndërtimin e një prej rrugëve më të bukura të Shqipërisë. Superstrada Levan – Tepelene është pjesë e Korridorit Veri – Jug dhe ka një gjatësi totale prej 70 km, një investim prej 70 milionë euro, financuar nga BERZH/BEI. Kjo superstradë është e ndarë në dy seksione: Levan –Damës, përfundimi i të cilës është inauguruar sot, dhe Damës – Memaliaj që pritet të përfundojë së shpejti. Segmenti rrugor Levan-Damës është realizuar me një investim prej 42 milionë euro. Ai ka një gjatësi prej 38 kilometra, gjerësi 10.5 metra, superstradë me 2×1 kalime. Ky segment shkurton me rreth 30 minuta rrugën nga Fieri në Fratar dhe me rreth 1 orë rrugën Fier – Memaliaj. Në këtë seksion rrugor janë ndërtuar 15 ura, me gjatësi totale prej afro 500 m dhe 35 vepra të tjera.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -