Shqipëri | I nxehti afrikan con temperaturat në 42 gradë

temperaturat

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë Jug-Perëndimore, të nxehta dhe relativisht të thata. Moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët, ndërsa era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim, me shpejtësi 7 m/sek. Deti do të jetë i forcës 2, me lartësi vale 0.5 m. Gjatë ditëve të para të javës temperaturat në disa nga qytete kryesore si Elbasan, Tiranë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsius. Në këto ditë të nxehta gushti, specialistët e shëndetit publik këshillojnë fëmijët, të sëmurët kardiakë dhe të moshuarit të mos dalin pas orës 10:00 paradite, si dhe të qëndrojnë në mjedise të freskëta dhe të shëtisin në mëngjes herët ose në darkë vonë. Mjekët rekomandojnë konsumimin e ujit dhe lëngjeve të freskëta për të evituar dehidratimin e trupit.  

Advertisement